Lajme

Tensionet në Veri, diplomati Ukshini: Adresa e trazirave është në Beograd, Serbia po synon të minojë shtetin e Kosovës, Vuçiq gënjen popullin e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 04 June 2023

Diplomati Sylë Ukshini ka folur për tensionet në Veri të Kosovës dhe qasjen e Serbisë. Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se adresa e të gjitha trazirave ishte në Beograd.

Ukshini shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mashtron popullin e tij duke i premtuar se Kosova do të jetë Serbi. Sipas tij për 100 vite në diskursin politik të Serbisë, shqiptarët janë konsideruar si hebrenj.

“Gjithë bota e pa që aty kishte njësi speciale nga Serbia, Dukej qartë që kishte struktura të Serbisë që ishin të maskuara. Adresa e të gjitha këtyre trazirave ishte në Beograd. Unë e di që ndoshta shkolla shpirtërore është qeveria e Millosheviçit, por sjelljet e Vuçiç kanë qenë agresive. Serbët po kërkojnë rikthimin e Kosovës nën Serbi.

-Advertisement-

Kërkesat e tyre janë anakronike. Sepse unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare po e toleron Vuçiçin që të premtojë para serbëve që Kosova është Serbi. 24 vite, miliona euro janë paguar nga shqiptarët e Kosovës për serbët në Veri. Nuk paguajnë taksa, nuk paguajnë për regjistrimin e makinave. Mua më habit pak tendenca për të adresuar përgjegjësinë. Unë mendoj edhe një arsye pse Beogradi reagon kaq ashpër, Unë mendoj se Beogradi është në panik. Ka frikë se po e humbet monopolin lista serbe në Kosovë. Dha urdhër të bojkotohen zgjedhjet dy herë. Tani kur doli i zhveshur sot të mbrojmë këtë. Ne po flasim për në Veri ku janë një lokalitet si Kavaja dhe Rrogozhina.

Ata nuk janë serbët lokalë. Ata kërkojnë që të ketë pushtet të Serbisë aty. Ideja për të ndërtuat Serbinë e madhe ka perënduar dhe Vuçiçi po i gënjen serbët. Po u thotë që Kosova është Serbi. Ata duan ta minojnë shtetin e Kosovës. Cilat të drejta po cenon flamuri i Kosovës në ndërtesën e Zveçanit. Për 100 vjet në diskursin politik dhe akademik të Serbisë shqiptarët janë portretizuar si hebrenj”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera