Lajme

Tensione sërish në Kuvend – deputeti i PDK-së e shtynë me krahë Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 13 July 2023

Seanca e sotme ka nisur me tensione dhe është duke vazhduar ende, deputetë e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Ndërkohë, tek ulëset e Kuvendit është parë deputeti, Ilmi Reçica ai i cili e ka shtyrë me krahë deputeten e LVV-së, Tinka Kurtin.

Kjo ka ndodhur për shkak se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka provuar që të nis fjalën e tij për të diskutuar lidhur me pikat e seancës së jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Megjithatë deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ia ka shkyçur mikrofonin duke ia pamundësuar fjalën Rrustemit.

Ai ka provuar që ta rregullojë mikrofonin në asistim të Mimoza Kusarit por ka qenë e pamundur.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera