Tensione në veri, Gjermania ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 28 September 2021
Gjermania kërkon largimin e forcave speciale dhe barrikadave nga veriu
Vendimi i Republikës së Kosovës për të implementuar reciprocitetin e targave me Serbinë ka bërë që serbët në veri të vendit të barrikadohen dhe të bllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak. Situata e paqëndrueshme dhe lëvizjet e aeroplanëve e helikopterëve të Serbisë në afërsi të kufirit, kanë bërë që të ketë reagime nga fuqitë e huaja dhe të kërkohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Situatën në veri të vendit janë duke e vëzhguar nga afër edhe nga shteti gjerman, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për takim mes Kosovës dhe Serbisë, sa më shpejt të jetë e mundur.
Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Gazetën Express se palët duhet të përmbahen nga çfarëdo provokimi dhe të shtensionojnë situatën.
Gjithashtu, ky zëdhënës ka shtuar se Berlini zyrtar i përkrah plotësisht deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borrell, i cili ka kërkuar largimin e njësive speciale nga veriu dhe heqjen e barrikadave.
“Zyra e Jashtme Federale Gjermane po ndjek nga afër gjendjen në veri të Kosovës dhe pikat e kalimit kufitar. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo provokim dhe menjëherë të de-eskalojnë situatën. Ne mbështesim plotësisht punën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit të kryesuar nga BE-ja dhe u kërkojmë Serbisë dhe Kosovës të takohen sa më parë të jetë e mundur për të diskutuar rrugën përpara dhe çështje të tjera urgjente. Ne i mbështesim plotësisht deklaratat e fundit nga HR i BE-së, Josep Borrell, për këtë çështje”, ka thënë ky zëdhënës.
Borrell të dielën ka bërë thirrje drejt Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën duke hequr menjëherë forcat speciale dhe barrikadat nga veriu.
“Unë vazhdoj ta ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqe. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”, ka deklaruar Borell të dielën.
Të tjera
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...