Lajme

Tensione në Kuvendin Komunal të Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 16 September 2021

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione.

Siç raporton RTV Presheva, këshilltarët komunal që nga fillimi e kishin devijuar debatin, duke folur për tema jashtë rendit të ditës.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili gjatë diskutimeve të tij ishte mjaftë i ashpër ndaj oponentëve politik, ndërsa në fund të seancës doli para kryesisë së kuvendit, ku fillimisht shkuli mikrofonin, e më pas gjuajti me ujë dhe ia grisi dokumentet kryetarit të kuvendit, Sami Salihu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera