Lajme

Tensione mes Nisma-s dhe PDK-së në Malishevë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 19 November 2017

Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, është ankuar për presion ndaj kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) nga ana e PDK-së.

Hajdin Berisha nga NISMA në Malishevë tha për KALLXO.com se kryetari i KKZ-së në këtë komunë, Rexhep Zogaj, është duke iu nënshtruar presionit nga PDK.

Sipas Berishës, PDK po bën presion për mbylljen e qendrës së votimit në fshatin Banjë.

-Advertisement-

“Kjo qendër ka qenë në fokus edhe në raundin e parë. Ne i kemi shqetësimet tona dhe i bëjmë thirrje PDK-së t’i ndërpresin presionet në drejtim të anëtarëve të KKZ-së”, tha Berisha.

Por Isni Kilaj i PDK-së mohoi akuzat e Nisma-s.

“Realisht edhe ne dyshojmë në bashkëpunim të Zogajt me Nismën dhe këtë Deklarate ata e bëjnë për ta mbuluar bashkëpunimin e tyre joligjor me të”, Isni Kilaj nga shtabi zgjedhor i PDK-së.

Ndërsa vetë kryetari i KKZ-së mohoi të ketë pasur ndonjë presion.

“Unë deklaroj se nuk bi nën presionin e partive politike por edhe nuk kam presione prej askujt. Procesi është duke ec shumë mirë, nuk ka probleme, gjithçka është në rregull. Mua nuk më interesojnë komunikatat e partive politke. Mu më intereson procesi me ec në rregull”,  tha Zogaj për KALLXO.com.

Edhe menaxheri i qendrës së votimit në Banjë mohoi të ketë pasur ndonjë problem që nga hapja e kësaj qendre në orën 7 të mëngjesit.

Në garë në balotazh për kryetar të Malishevës janë Ragip Begaj i Nisma-s dhe Mursel Gashi i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera