Lajme

Tensione detare, anija luftarake ruse i afrohet në mënyrë agresive anijes amerikane

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 10 January 2020

Një anije luftarake amerikane ka shmangur një përplasje me një anije ruse në detin e Arabisë.

Gjithçka ndodhi kur anija ruse i është afruar në mënyrë “agresive” anijes amerikane, njoftoi sot marina amerikane.

Destrojerit USS Farragut, që zhvilloi dje një patrullim rutinë në veri të Arabisë, iu desh të aktvizonte pesë sirenat.

Anija amerikane lëshoi sinjalin ndërkombëtar detar të alarmit, që anija ruse që i ishte afruar shumë pranë, të ndryshonte trajektoren e saj, theksoi Flota e pestë amerikane në një komunikatë.

Të tjera