Sport

Tension te “Djajtë e Kuq”, Ronaldo përplaset me De Gean

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 05 January 2022

Humbja e parë e Rangnick në stolin e Manchester United ishte e hidhur dhe komplikoi rrugën drejt kualifikimit në Champions League për “Djajtë e Kuq”. Në fund të ndeshjes ka pasur tension në dhomën e zhveshjes, i shfaqur që në fushë. Një problem serioz për trajnerin gjerman.

Portieri De Gea gjatë ndeshjes qortoi në mënyrë të animuar Cristiano Ronaldon për një pasim prapa, i cili rrezikoi të kthehej në autogol. Ish-portieri i Atleticos, siç raporton “Sport”, ka sulmuar portugezin edhe me mallkime, duke ngrirë tifozët e pranishëm në “Old Trafford”.

Një situatë të cilën Rangnick duhet ta zgjidhë sa më parë, që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Luke Shaw u tregua i drejtpërdrejt në përfundim të ndeshjes, duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjithëve: “Kur nuk e kishim topin, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Ne, lojtarët, kemi qenë këtu për një kohë të gjatë, ndoshta kemi luftuar sonte, nuk mendoj se ishim të gjithë bashkë.

-Advertisement-

Lojtarët që kemi ne kanë cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë cilësia nuk mjafton. Në dhomat e zhveshjes e dimë se çfarë duam, por jashtë fushës duhet të japim 100%. Për të fituar këto lloj ndeshjesh duhet të punojmë të gjithë 100%. Është e vështirë dhe zhgënjyese”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera