Sport

Tenistët lënë raketat, luajnë futboll në një ndeshje zyrtare-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 19 June 2019

Një situatë mjaft gazmore ka ndodhur ndërmjet Jo Wilfried Tsonga dhe Benoît Paire. Dy nga tenistët më të mirë të këtij sporti po ndesheshin me njëri-tjetrin në një fushë me bar në turneun “Halle”, që zhvillohet në Gjermani.

Francezi Paire shërbeu një top dhe i fluturoi raketa, Tsonga e ktheu, ndërsa francezi e ndali me këmbë dhe të dy nisën të luanin me këmbë. Paire gaboi në fund kur tentoi një roveshatë, pasi nuk ia doli ta dërgonte në fushën tjetër.

Tsonga fitoi 2-0 (6-4, 7-5) me sete dhe do të përballet në turin e dytë me Roger Federer. Zvicerani kaloi John Millman po 2-0 (7-6, 6-3).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera