Fokus

Tenderi qesharak i Shërbimit Korrektues, me çmim 1 euro e 5 cent copën planifikuan të blinin 188 mijë e 993 pemë e perime

Autori: Halil Berisha 09:47 | 06 May 2020

Më 2 prill, Shërbimi Korrektues i Kosovës, hapi një tender jo edhe fort të zakonshëm.

Titulli i tenderit ishte “Furnizim më pemë dhe perime për Institucionet e Sherbimit Korrektues të Kosovës”, shkruan gazeta inFokus.

Por, ajo çka e bënte këtë tender të rrallë, është se ishte numri i pemëve e perimeve të cilat ishin parashikuar për tu blerë.

-Advertisement-

Gjithsej 188 mijë e 993 pemë e perime. Kjo me çmim të parashikuar prej 200 mijë eurosh.

Nga kjo i bie që vlera e një peme ose perimeje të jetë 1 euro e 5 cent, shkruan gazeta inFokus.

E tash, më 6 maj u bë edhe kontrata për këtë punë.

Megjithatë, jo me këtë çmim të stër-rritur.

Tenderin e fituan Grupi i Operatorëve Ekonomik N.N.SH. SKAND – IN ; DONI PRODUCT SH.P.K., nga 7 tender gjithsej të pranuar.

E këta 188 mijë e 993 copë permë e perime i ofruan Shërbimit Korrektues për  106 mijë e 316 euro e 50 cent., shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bije që çmimi i pemës ose perimes nga 1 euro e 5 cent është blerë me 56 cent./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera