Lajme

Tenderi për insulina, Vitia: Kompania “Pharma Leader” falsifikoi dokumentet për import në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 13 June 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për parregullsi në tenderin e insulinave, saktësisht dyshohet se kompania “Pharma Leader” ka falsifikuar dokumente.

Vitia ka thënë se dje janë njoftuar zyrtarisht se kompania “Pharma Leader” nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë, as nga prodhuesi amerikan “Eli Lilly”, as nga kompania në Maqedoninë e Veriut, raporton Express.

“Në dokumentin e muajit maj, të vitit 2023, operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi (statment) nga “Pharma Trade”, në gjuhën angleze. Me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë, Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me “Farma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e Zv/Drejtorit Gjeneral të “Fharma Trade” kemi pranuar përgjigjen përmes postës elektronike, me shkrim, se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk është valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë.

-Advertisement-

Në pyetjen tonë nëse prodhuesi “Eli Lilly and Company” është në dijeni për përmbajtjen e kësaj shkrese/dëshmie të ofruar nga “Pharma Leader”, përgjigjja është se as prodhuesi nuk është në dijeni të ekzistimit të një shkrese të tillë që kompania e ka prezantuar si dëshmi në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka deklaruar Vitia.

Vitia ka thënë se të gjitha provat i kanë proceduar në mëngjes tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme.

“Pyetja që shtrohet këtu është se nga do t’i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marrë ato amerikane? Produkte fallco? Kontrabantë apo çfarë? Kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë.

Sot, në mëngjes, këto prova menjëherë i kemi proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme. Një kopje e shkresës është dorëzuar edhe fizikisht në Policinë e Kosovës. Që të gjitha shkresat elektronike tashmë i kanë organet e sigurisë, si prova ky dyshohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme. Por, jo vetëm kaq. Potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe shumë probleme të tjera të shkakuara gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera