Lajme

Tender gjysmë milioni euro për rikonstruktimin e platosë në Dardani, punët pritet të përfundojnë për 180 ditë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 30 March 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë gjysmë milioni euro për rikonstuktimin e platos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, te Santea, raporton Express.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 180 ditë apo gjashtë muaj.

Në këtë kontratë përfshihen punët përgatitore, ato të demolimeve dhe zhvendosjeve, punët e elementeve mikrourbane, të mbjelljes së drunjëve dhe gjelbrimit, instalimeve elektrike, punët e drenimit dhe punë të tjera.

-Advertisement-

Kompanitë e interesuara për të kryer punimet kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 22 pril në orën 13:30, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

“108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në dosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera