Lajme

Tender 26 mijë euro për auto vetura të dorës së dytë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 25 April 2017

 Kompania publike ujësjellësi regjional “ Hidrogjeni Jugor” në Prizren ka shpallur tender për furnizim me automjete të dorës së dytë e ku për këtë qëllim ata kanë paraparë që të shpenzojnë hiç më pakë se 26 mijë euro.

Në njoftimin e publikuar thuhet se kompania do të blejë: 3 automjete transporti me 5 ulëse. Automjeti duhet të jetë disel dhe maksimumi duhet të ketë 200 mijë kilometra të kaluara, deri sa viti prodhimit duhet të jetë minimumi 2004, transmetuesi manual deri sa kapaciteti duhet të jetë 1.6 deri në 2.00, raporton Infokusi.com.

Po ashtu, kompania do ta blej edhe një automjet transporti me 2 ulëse, ma karburant diel. Po ashtu edhe ky duhet të jetë i prodhuar pas vitit 2004 si dhe duhet të ketë më pakë se 200 mijë kilometra të kaluara. Po ashtu, kapaciteti motorit duhet të jetë 1.6-2.0.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar thuhet se operatori ekonomik duhet ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr.04/L-042. për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, raporton Infokusi.com.

Po ashtu, kompania duhet ta ketë një dokument nga Administra Tatimore e vendit tuaj të themelimit,se ju nuk jeni me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit, jo me e vjetër se 90dite nga data e lëshimit, si dhe një dokument i lëshuar nga Gjykata kompetente që vërteton se operatori ekonomik i përmbush”Kërkesat e përshtatshmërisë” të mos jetë më i vjetër se 90ditë nga data e lëshimit, raporton Infokusi.com.

“Minimum një projekt te furnizimit te natyrës se ngjashme te realizuara ne tri vitet e fundit, (2014,2015 dhe 2016),e vërtetuar nga OE,ku përfshihen titulli i projektit,numri,data e kontraktimit dhe vlera. Lista e furnizimeve te natyrës se ngjashme e vërtetuar për tri vitet e fundit(2014,2015,2016) nga OE- (e Skenuar nga origjinali)për dosien elektronike,kurse Origjinale për dosjen në kopje fizike,të dëshmuara me një referencë –(kopje)”thuhet në njoftimin e publikuar, raporton Infokusi.com.

Aty më tutje thuhet se në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.

“Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”thuhet në njoftim, raporton Infokusi.com / INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera