“Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 21 August 2026
Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, tha se partia e tij po kërkon që Kuvendi i Kosovës të bëhet funksional, ndërsa shtoi se aktualisht është duke u shkelur Kushtetuta.
Për çështjen e Presidentit, Tahiri tha se duhet konsensus për zgjedhjen e tij, por tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po e synon shtetin.
“PDK është e qartë në pozicionin e saj, ne jemi opozitë. Por, te Presidenti duhet konsensus. Vazhdojmë të mendojmë se një subjekt politik s’duhet t’i ketë të gjitha pozitat. Dhe nuk e di çka është kjo tendencë e qasje autoritare ose diktatoriale – me e rëndu edhe pak. Albin Kurti e ka fituar pushtetin, nuk po i mjafton pushteti. Ai po e synon shtetin se pushtetin e ka të fituar. 100% të ekzekutivit e ka të fituar. Nuk mund t’ia ndalim e as nuk jemi duke dashur këtë”.
Por, Tahiri tha se “nuk lejojmë të ndryshohet struktura dhe organizimi demokratik i Kosovës”.
Ai tha se Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave dhe se PDK e ka pranuar rezultatin, por shtoi akuzoi partinë e Albin Kurtit për “neglizhencë totale”.
Për kryesuesin e seancës, deputetin e Vetëvendosjes Avni Dehari, Tahiri tha se “e ka ndërprerë seancën jashtëligjshëm dhe po nuk e thërret atë po ashtu jashtëligjshëm.
“Është duke e shkelë Rregulloren e punës së Kuvendit e Rregullorja është ligj. Ai duhet ta thërrasë seancën”.
Deputeti i PDK’së tha se dihet që nuk ka pasoja nga Gjykata Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës, por tha se Kushtetuta e thotë saktë se Kuvendi duhet të funksionalizohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.
Ai tha se shkelje tjetër është duke iu bërë Ligjit për Qeverinë.
“Kryeministri dhe 17 ministrat e tjerë, në ditën që janë betuar si deputetë duhet të japin dorëheqje prej pozitës ekzekutive. Çka kanë bërë ata? Kanë ardhë e janë betuar si deputetë siç betuar unë, kanë votuar për prezencë siç kam votuar unë, ndërsa në anën tjetër ata vazhdojnë me qenë ai kryeministër e ata ministra – tërësisht jashtëligjshëm në bazë të Ligjit për Qeverisë. Ne po i kërkojmë çdo 48 orë thirrje të seancës, po shkojmë në seancë, nuk po vijnë, nuk po e përfillin”

T� tjera
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
-
“Sonte ora ka ndryshuar, ka filluar një shekull i ri”, Rikthehet mesazhi i Hashim Thaçit i vitit 2007 në prag të aktgjykimit në Hagë
Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në...
-
Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia ...
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë
Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesdit...
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...
-
Sot vendoset për fatin e Thaçit dhe të tjerëve në rastin e ndërhyrjes së pretenduar te dëshmitarët
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...





























