Lajme

Temperaturat e larta, Portugalia vazhdon të jetë e rrezikuar nga zjarri

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 20 June 2017

Temperaturat e larta në rritje janë duke i kërcënuar përpjekjet për ta vënë nën kontroll zjarrin malor në Portugali, njoftojnë zyrtarët.

Temperaturat më të larta prej 38C të kësaj jave priten të jenë sot, të cilat bashkë me erërat e forta mund t’i ri-ndezin zjarret tashmë të shuara.

Zyrtarët të mbrojtjes civile kanë thënë se edhe pse 70% e zjarrit është nën kontroll, shqetësimi është ende i madh.

-Advertisement-

Të paktën 64 persona humben jetën në këto zjarre që nga e shtuna.

Shumica prej tyre vdiqën brenda automjeteve të veta apo pak larg tyre teksa kishin tentuar të iknin. Më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.

Qeveria portugeze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet malore përreth Pedrogao Grande, në verilindje të kryeqytetit, Lisbonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera