Temperatura tepër të larta në Britani të Madhe
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 20 June 2017
Me termometrin që pritet të shënojë maksimum 33 gradë Celsius gjatë ditës së martë, britanikët përgatiten për temperatura akoma më të larta të mërkurën, që do ta kthejnë atë në ditën më të nxehtë të qershorit në vend që prej të paktën 176 vjetësh.
Krerët sindikalistë bëjnë thirrje që nëse i nxehti nuk bie, autoritetet të mendojnë për lehtësimin e kodit të veshjes së punëtorëve, duke i lejuar të mbajnë funde e pantallona të shkurtra dhe shapka në vend të kostumeve tradicionale e këpucëve, transmeton TCH.
Sipas tyre, nëse gjendja paraqitet mjaft serioze, njerëzit duhen lejuar të shkojnë në shtëpi më shpejt.
Moti i nxehtë dhe erërat kërcënojnë seriozisht përpjekjet e zjarrfikësve në Portugali për të vënë nën kontroll zjarret masive pyjore që kanë marrë 64 jetë njerëzish që prej ditës së shtunë.
Zyrtarët e Mbrojtjes Civile thonë se 70% e flakëve tashmë është frenuar, por vatrat ekzistuese vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim të madh për ta, e të ndihmuara nga i nxehti, zjarret mund të marrin hov sërish.
Viktima e fundit ishte një zjarrfikës 40-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital. Shumë nga ata që humbën jetët patën një vdekje të tmerrshme, të bllokuar brenda makinave të veta me të cilat po përpiqeshin t’i shpëtonin ferrit të flakëve.
Temperaturat e larta ia shtojnë mundimin edhe refugjatëve në Mosul. Zhiva e termometrit atje shënon 40 gradë, duke ia ashpërsuar sfidat e mbijetesës banorëve të bllokuar në qytet dhe atyre që jetojnë në kampet e të shpërngulurve.
Shumë fëmijë e të moshuar kanë shenja dehidratimi, ndërsa vendasit tregojnë se është aq vapë sa edhe natën detyrohen të flenë jashtë tendave.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...