Shëndetësi

Temperatura e lartë, rastet kur duhet të shkoni tek mjeku

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 18 January 2023

Ju mund të provoni një sërë gjërash për veten ose fëmijën tuaj për të trajtuar temperaturën e lartë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të thjeshta që mund të ndiqni.

Pini shumë lëngje
Temperatura mund të shkaktojë humbje të lëngjeve dhe dehidrim, ndaj pini sa më shumë ujë dhe lëngje.

-Advertisement-

Pushoni

Ju keni nevojë për pushim për t’u rikuperuar dhe aktiviteti mund të rrisë temperaturën e trupit tuaj.

Prandaj këshillohet të qëndroni sa më të qetë.

Kontrolloni temperraturën
Kontrolloni herë pas here temperaturën duke përdorur një termometër. Në rast se temeratura është shumë e lartë ju mund të merrni një medicament pa recetë si për shembull ibuprofen etj.

Përdorini këto medikamente sipas udhëzimeve të paketimit ose siç iu rekomandon mjeku juaj. Kini kujdes që të shmangni marrjen e tepërt. Doza të larta ose përdorimi afatgjatë i disa prej tyre mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë ose veshkave dhe mbidozat akute mund të jenë fatale.

Nëse temperatua nul ulet edhe pas kësj, mos merrni më shumë ilaçe por telefononi mjekun tuaj.

Për temperatura nën 38,9 C, mos përdorni barna për uljen e temperaturës, përveç rasteve kur këshillohet nga mjeku juaj.

Parandalimi
Disa këshilla që mund të ndihmojnë janë:

Lani duart shpesh dhe mësojini edhe fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

E kjo veçanërisht para se të hanë, pasi të përdorni tualetin, pasi kaloni kohë në një turmë ose rreth dikujt që është i sëmurë, pasi përkëdhelni kafshët dhe pas udhëtimit me transport publik.

Lajini duart tërësisht, duke fërkuar me sapun pjesën e përparme dhe të pasme të secilës dorë dhe duke i shpëlarë plotësisht nën ujë të rrjedhshëm.

Mbani gjithmonë me vete letra të lagura ose dezinfektues duarsh.

Mundohuni të shmangni prekjen e hundës, gojës ose syve, pasi këto janë mënyrat kryesore që viruset dhe bakteret mund të hyjnë në trupin tuaj dhe të shkaktojnë infeksion.

Mbuloni gojën kur kolliteni dhe hundën kur teshtini dhe mësojini fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Sa herë që është e mundur, largohuni nga të tjerët kur kolliteni ose teshtini për të shmangur kalimin e mikrobeve tek ata.

Përpiquni të mos ndani me të tjerët gotat, shishet e ujit dhe enët.

Kur të shkoni tek mjeku
Ethet në vetvete mund të mos jenë shkak për alarm ose një arsye shumë e fortë për të shkuar tek mjeku.

Megjithatë, ka disa rrethana kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore për fëmijën, një të afërm ose veten tuaj.

Për foshnjat
Një ethe e pashpjegueshme është shkak më i madh për shqetësim tek foshnjat dhe fëmijët sesa tek të rriturit.

Telefononi mjekun e foshnjës tuaj nëse mosha varion nga 1 muajsh deri në 2 vjeç dhe ka një temperaturë 38 C ose më të lartë.

Fëmijët
Telefononi mjekun nëse fëmija juaj është i lodhur ose nervoz, vjell në mënyrë të përsëritur, ka dhimbje koke të forta ose dhimbje barku, ose ka ndonjë simptomë tjetër që shkakton shqetësim të madh.

Nëse ka ethe që zgjat më shumë se tre ditë (te fëmijët 2 vjeç e lart), duket i dëshpëruar dhe ka kontakt të dobët me sy me ju.

Të rriturit
Telefononi mjekun tuaj nëse temperatura juaj është 39.4 C ose më e lartë, ose nëse keni ethe për më shumë se tre ditë.

Përveç kësaj, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse ndonjë nga këto shenja ose simptoma shoqëron temperaturën:

-Dhimbje e forte koke.

-Ënjtje e fytit.

-Skuqje e pazakontë e lëkurës, veçanërisht nëse skuqja përkeqësohet me shpejtësi.

-Ndjeshmëri e pazakontë ndaj dritës.

-Ngurtësim i qafës dhe dhimbje kur përkulni kokën përpara.

-Konfuzion mendor.

-Të vjella të vazhdueshme.

-Vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi.

-Pagjumësi ose nervozizëm ekstrem.

-Dhimbje barku ose dhimbje gjatë urinimit.

-Dobësi muskulore ose ndryshime shqisore.

-Konvulsione.

-Çdo shenjë apo simptomë tjetër e pashpjegueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera