Lajme

Temë, çështjet e sigurisë – Mehaj takon ambasadorin suedez

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 19 September 2022

Në një takim me ambasadorin sudez në Pristinë, Jonas Westerlund, ministri kosovar i mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se kanë diskutuar rreth çështjeve të sigurisë.

Si dy shtete që aspirojnë të jenë anëtare të NATO, përkatësisht Suedia dhe Kosova, Mehaj tha se bashkëpunimi bilateral është i domosdoshëm, dhe se do të ketë angazhim në këtë drejtim.

“Bashkëpunimi bilateral është një ndër fushat që si ministri jemi të përkushtuar ta zgjerojmë duke krijuar në vazhdimësi ura të reja lidhëse me shtetet partnere”, tha Armend Mehaj.

-Advertisement-

“Në kuadër të kësaj, sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, të cilin e njoftova për të arriturat e ministrisë, zhvillimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës përmes zbatimit të Planit të Tranzicionit, rregullimin legjislativ që së shpejti pritet t’i jepet rrugë si kornizë e rëndësishme dhe e domosdoshme sa i përket konsolidimit rreth organizimit të brendshëm, avancimit në resurse humane dhe operacionale duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare”.

Tutje ai shkroi se “Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera