Lajme

Tema e vizave preket në takimin mes ambasadorit kosovar në Holandë dhe këshilltarit të kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 02 June 2022

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me Këshilltarin për Evropë të kryeministrit të Holandës, Said Fazili.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Doli tha se me Fazilin kanë pasur një takim të frytshëm dhe miqësor, ku ndër të tjera u diskutua edhe për liberalizimin e vizave.

“Takim i frytshëm dhe miqësor me Said Fazili, Këshilltar për Evropë i Kryeministrit të Holandës. U diskutua për prioritetet e Kosovës, reformat, arritjet, vizaliberalizimin dhe zgjerimin. Kosova është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po ofron në shumë fusha”, ka shkruar Doli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera