Fun & Video

Teleskopi që do të zbërthejë misteret e Universit

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 12 September 2017

Shumë njerëz kanë një dëshirë të brendshme për të parë në hapësirë dhe për të kërkuar origjinën e universit.

Por pak prej tyre janë aq të talentuar dhe me fat sa Li Di, i cili merr përsipër të përmbushë këtë dëshirë si zëvendës-kryeinxhinier i “veshit” më të madh të botës për të dëgjuar sinjale nga kozmosi.

Li po punon në projektin gjigant të teleskopit Aperture Spherical Telescope të Kinës, i njohur edhe si FAST, i cili është radio teleskopi më i madh në botë.

-Advertisement-

I vendosur në një luginë të thellë në krahinën malore Guizhou të Kinës Jugperëndimore, FAST përmban një reflektor të madh sa 30 fusha futbolli. Është ndërtuar për të kërkuar valë gravitacionale, për të zbuluar emetimet e valëve radio nga yjet dhe galaktikat dhe për të kërkuar shenja të jetës inteligjente aliene.

“FAST është një mundësi që vjen një herë në jetë. Nuk mund ta humbas”, tha Li në një intervistë me Science and Technology Daily. Ai vendosi të kthehet në Kinë në vitin 2012, pavarësisht nga arritjet e tij në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi çmimin e ekipit të shquar në NASA, për kontributin e tij në Observatorin Hapësinor Herschel.

“Sa më i madh teleskopi, aq më mirë është. FAST është kaq i madh, por gjithashtu përmban saktësi të lartë, gjë që mund të na ndihmojë të shohim më larg. Projekti është në përputhje me interesat e mia akademike dhe sfondin teknologjik”, tha Li.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera