Lifestyle

Teleskopi evropian! Dielli, si nuk e keni parë kurrë…

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 07 September 2020

Të mund të shohësh një gjilpërë në një fushë futbolli nga një distancë prej një kilometri. Kjo është saktësia e Gregor-it, teleskopit më të madh diellor në Evropë.

Pas një riprojektimi të rëndësishëm optik, të realizuar nga një ekip shkencëtarësh të institutit të fizikës diellore të Liebnizit, imazhet e yllit tonë do të jenë më të detajuarat e disponueshme në kontinentin e vjetër. Teleskopi i menaxhuar nga një konsorcium gjerman dhe i vendosur në observatorin Teide në Spanjë, i lejon tani shkencëtarëve të marrin detaje nga sipërfaqja e diellit nga një largësi prej 50 km, ose një fraksion i vogël i diametrit diellor prej 1.4 milionë kilometrash.

“Ky ka qenë një projekt shumë entuziazmues por edhe jashtëzakonisht ambicioz”, thotë Lucia Kleint, që ka udhëhequr projektin dhe teleskopët diellorë gjermanë nga tenerifet. Në një vit të vetëm kemi përfunduar ridizajnimin optik, mekanikën dhe elektronikën për të siguruar një cilësi më të mirë imazhi. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm përpara që lejon arritjen e një rezultati të jashtëzakonshëm.

-Advertisement-

Gjithçka nisi në mars të këtij viti, gjatë izolimit, kur ekipi mbeti i bllokuar në observator. Stuhitë e borës që pasuan sidoqoftë i penguan pak por në korrik, skuadra mundi të merrte edhe imazhet më të mira të diellit, me një rezolucion që nuk ishte arritur asnjëherë më parë nga një teleskop evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera