Sport

Telenovela që nuk merr fund, River Plate refuzon të luajë në stadium të Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 01 December 2018

Klubi Argjentinas ka dalë me një deklaratë zyrtare duke refuzuar që të luajë në finalen e dytë kundër Boca Juniors në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kuadër të Kupës Libertadores.
“River Plate nuk e pranon ndryshimin e vendtakimit të finales. Ky vendim prek të gjithë ata që kanë blerë biletat”, shkruan deklarate klubit,.

Federata e futbollit argjentinas në krye me Conmebol vendosi që finalja e dytë të zhvendoset në Madrid, në stadiumin e Real Madridit “Santiago Bernabeu”.

Ndesha pritej të zhvillohej në stadiumin e River Plate, mirëpo u anulua dy herë për shkak të incidenteve që ndodhën, tifozët e sulmuan me gjësende autobusin e klubit të Boca Juniors.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera