Sport

Telenovela Bale/ 30 vjeçari nuk grumbullohet nga Real për kompeticionin në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 30 July 2019

Vazhdojnë përplasjet mes Real Madrid dhe Gareth Bale. Situata është tensionuar edhe më shumë pasi Real Madrid bllokoi transferimin e Bale në Kinë.

Bale nuk është në gjendjen e duhur tani për të luajtur pasi Perez bllokoi transferimin tek ekipi kinez Jiangsu Suning. Për këtë arsye 30 vjeçari është lënë jashtë listës së përzgjedhur nga Zidanë për të luajtur në Audi Cup.

Javën e kaluar Zidane u shpreh: “Tranferta mes uellsianit dhe ekipit kinez ishte shumë afër, por u bllokua sepse nuk është në favorin tonë”.

-Advertisement-

A është kjo një shenjë që Real Madrid do ta mbajë në ekip Bale-n?

Jo,.Zidane dhe më herët e ka theksuar që është në të mirë të dy palëve largimi i Bale. Siç duket Real nuk ka qenë i kënaqur me ofertën e ekipit kinez dhe pret një ofertë më të mirë.

Opsione për Bale janë: Manchester United, rikthimi tek Tottenham si dhe Bayern Munich.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera