Lajme

Telekomit i ikin klientët

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 10 July 2021

Telekomit të Kosovës çdo muaj po i ikin klientët e po humbë pjesë të konsiderueshme të tregut.

Të dhënat e fundit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dëshmojnë se kjo ndërmarrje gati ka humbur gjysmën e tregut të telefonisë mobile në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Vetëm nga janari i këtij viti, ndërmarrja që dikur njihej si më fitimprurësja në vend, ka rënë për 1.3 për qind në zotërimin e tregut ndërsa ka rënë në 47 për qind nga mbi 50 për qind sa ishte në fillim të vitit.

-Advertisement-

Sipas raportit të fundit të ARKEP, numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë të këtij viti është 1,975,134 përdorues.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar del se numri i përdoruesve ka rënë për 1.70 për qind. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak numri i përdoruesve është 0.68 për qind më i ulët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera