Telekomi paguan vetëm shpenzimet e gjyqësore, jo 32 mln euro/FOTO
Autori: Gazeta inFokus
12:15 | 24 May 2017
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.
Marrëveshja e nënshkruar nga ai dhe drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, në prani të pronarit Blerim Devolli, zyrtarizon heqjen dorë të Z-Mobile nga ekzekutimi i shumës prej 32 milionë euro.
Telekomi i Kosovës do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore të arbitrazhit, shpenzime të cilat do të saktësohen nga vet gjykata dhe dokumentacioni i shpenzimeve.
“Kam një lajm shumë të mirë. Pas shumë takimesh mund të njoftojë se sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit që zyrtarizon heqjen dorë nga ekzekutimi i gjobës prej 32 milionë euro. Falënderoj për këtë Blerim Devollin dhe stafin menaxherial të Telekomit të Kosovës dhe Z_Mobile. Lajmi është i mirë për shkak se përfundimisht të gjithë punëtorët dhe familjarët e tyre mund të rrinë të qetë. Ne nuk do të falimentojmë”, tha gjatë konferencës për media Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Sipas tij,Telekomi i Kosovës, do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore, të cilat janë shumë të vogla në raport me shumën e gjobës prej 32 milion euro.
“Gjithashtu ne kemi shmangur një proces arbitazhi të dytë dhe një opinion i keq për vendin, në rast se nuk do të zbatohej vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare. Procesi i arbitrazhit ka definuar. Ska asnjë dilemë’, tha tutje Drejtori Menaxhues I Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, duke shtuar se çdo pagesë për shpenzimet e arbitrazhit do të duhet të dëshmohet përmes faturave.
Nga ana tjetër, Drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, tha se gjëja më e rëndësishme mbeten punëtorë të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
“Falenderojmë pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli dhe Drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa, që kanë arritur në këtë pikë. Ne kemi diskutuar gjatë për të arritur në këtë pikë. Jemi dëmtuar për një kohë të gjatë për shkak të mosofrimit të shërbimeve. Tani kemi një vendim, por Z-Mobile është një kompani që gjeneron vende të punës dhe zhvillim ekonomik e asesi të falimentojë ndonjë kompani vendore. Prandaj kemi arritur te marrëveshja. Nuk duam të dëmtojmë Telekomin, por ta kemi një partner të mirë, ku të punësuarit e dy kompanive mund të zhvillojnë punën e tyre gjithnjë në shërbim të klientëve”, tha Milot Gjikolli duke falënderuar në mënyrë të vecantë klientët besnik të Z-Mobile./INFOKUSI


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































