Lajme

Telekomi në hall, nuk mund t’i grumbulloj gjitha parat për pagat e punëtorëve

Autori: Eriola Cacaj 10:56 | 19 November 2020

Të hënën punëtoret e Telekomit kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” e më saktësisht para Qeverisë së  Kosovës për të protestuar.

Ata dolën të protestojnë për shkak të bllokimit të llogarive bankare e si pasojë edhe mbetjes pa paga, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo, punëtorët u tërhoqën nga protesta pas arritjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe kompanisë “Dardafon” me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës për zhbllokimin e llogarive.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Atyre ju është premtuar se deri në fund të jave do t’iu bëhet pagesa.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj ka deklaruar për Gazeta inFokus se beson që të premten do të dalin pagat e punëtorëve.

“Jo ende nuk kanë dalë pagat, besoj që të premten do të dalin pasi nuk ka pas mjete në llogari”, ka thënë Balaj.

Por deri të premten Telekomi i Kosovës vështirë se do të grumbulloj mjetet e mjaftueshme për gjitha pagat.

Në Telekomin e Kosovës kanë bërë me dije se ende nuk i kanë siguruar mjetet e mjaftueshme për pagesën e gjitha pagave kjo edhe për faktin se kompania ka shumë obligime ndaj palëve të ndryshme.

“Pas zhbllokimit të llogarive Telekomi i Kosovës ka vazhduar me aktvitet e rregullta të operimit duke u angazhuar maksimalisht që të nis me kryerjen e obligimeve kontraktuale që ka me shumë palë. Duke marr parasysh faktin se llogaritë janë zbrazur në tërësi normalisht që edhe normalizimi dhe kryerja e obligimeve merr kohë. Andaj do të përpiqemi që të paguajmë një pjesë të pagave ndaj punonjësve tonë. Besojmë shumë që krahas angazhimit maksimal do të arrijmë që edhe pjesën tjetër ta kryejmë shpejt, ndërsa që këto probleme të mos na përcjellin më në muajt nê vazhdim”, ka deklaruar zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera