Telekomi kërkon pensionim të parakohshëm me kompensim dhe 24 paga neto për punëtoret e tjerë nëse e lënë punën vullnetarisht
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 29 March 2022
Menaxhmenti i ri në ndërmarrjen publike të ‘Telekomit të Kosovës’ ka bërë një ofertë të pazakontë për punonjësit e saj, duke iu kërkuar që ta lënë punën vullnetarisht, për shkak të siç thonë ata, ristrukturimit apo riorganizimit të strukturës organizative të Telekomit që nga fillimi.
Kërkesa e Telekomit për punëtorët është titulluar si “marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, përcjell Buletini Ekonomik.
Ata këtë veprim e quajnë reformim të tërësishëm dhe substancial brenda Telekomit, dhe sipas tyre, struktura e re duhet t’u prijë me profesionalizëm proceseve të kompanisë në të ardhmen, të cilat i cilësojnë se nuk do të jenë të thjeshta dhe të lehta.
Në vazhdën e reformave të paralajmëruara nga Bordi i ri në Telekom, është kërkuar nga punëtorët aktual -lënia e punës vullnetarisht, duke ua ofruar mundësinë e kompensimit prej 60 për qind të pagës aktuale bruto deri në kohën e pensionimit të tyre disave që janë në prag të pensionimit, si dhe paga aktuale bruto për 24 muaj për punëtorët e tjerë.
Pra, Bordi i ri i Telekomit u ka ofruar punëtorëve aktual mundësinë e pensionimit të parakohshëm. Ky pensionim i parakohshëm përfshin punëtorët që sipas rregullave për pensionim, do të dalin në pension në vitet kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe ata të vitit 2026.
Më detajisht, oferta e Telekomit për punëtorët e saj është kjo: Pakoja dalëse e përfituar do të jetë e nivelit 60% të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim, në bazë të së cilës do të kalkulohen dhe paguhen Trusti si dhe Tatimi në pagë. Një shembull i kalkulimit mund të jetë si në vazhdim: p.sh me bazë pagën neto prej 1000 eurove,ku sipas Telekomit, aktualisht për të marrë një pagë neto prej 1000 eurove, paga bruto duhet të jetë 1,143.62 euro. Në këtë rast, pakoja do të llogaritet në 60% të pagës bruto aktuale, nga e cila paga bruto sipas pakos, del në vlerë prej 686.17 eurove.
Kurse, për punonjësit e tjerë nga Telekomi është menduar një pako tjetër dalëse me kompensime, ku atyre që pranojnë vullnetarisht ta lënë punën, për shkak të pamundësisë së kyçjes së tyre në strukturën e re organizative të Telekomit, do t’iu ofrohen pagat e njëjta aktuale bruto që marrin për 24 muaj pas vendimit për lënien e punës.
Nga Telekomi thonë se edhe në këtë rast, nga paga bruto do të zbritet Trusti dhe Tatimi në pagë, të cilat Telekomi do t’i paguajë në emër të punëtorit, ndërsa punëtorit do t’i paguhen 24 paga neto përnjëherë.
Punëtorët e interesuar për këto pako vullnetare, sipas Telekomit, mund të plotësojnë dhe nënshkruajnë formularin e aplikimit, që i është bashkangjitur emailit të dërguar të Sindikata e punëtorëve, dhe të njëjtin ta dorëzojnë në Zyrën e personelit, drejtoria e Burimeve Njerëzore, kati i 6-të, nr. 603, HQ, Prishtinë. Ata paralajmërojnë se kjo ofertë bëhet vetëm gjatë intervalit kohor 25 Mars 2022 deri më 25 Prill 2022, që përkon me periudhën para finalizimit të procesit të ristrukturimit, kurse pas kësaj date, në kompani do të rianalizohen opsionet e tjera që nga Telekomi thonë se “gjithsesi që nuk do të jenë kaq të volitshme”.
Kjo ofertë për punonjësit e tjerë është bërë për shkak se sipas menaxhmentit të ri të Telekomit, detyrat dhe përgjegjësitë në fushëveprimtaritë e kërkuara dhe të synuara të kompanisë, mund të mos përkojnë me profilin e tyre profesional, apo edhe ngase disa prej pozitave të punës të cilat janë të duplifikuara edhe mund të shuhen. Prandaj, ata thonë se nën kushte të tilla, kompania është e detyruar që t’ua thotë të vërtetën punëtorëve të saj të lartpërmendur dhe të mos ua humbasë perspektivën e tyre të mëtejme.
“Drejtoria e Burimeve Njerëzore, menjëherë pas mbylljes së afatit do të raportojë në menaxhment për numrin e saktë të kërkesave të pranuara, duke nënvizuar se sa prej tyre janë valide dhe me kritere të plotësuara. Pas analizimit, shqyrtimit dhe aprovimit, mund të nënshkruhet marrëveshja në mes të punëtorit/es dhe Telekomit të Kosovës sh.a.
Më tutje, varësisht nga pako dhe sipas shpjegimit më lartë:
pagesa e kalkuluar për muajt (vitet) e mbetura të marrëdhënies së punës do të procedohet për pagesë të menjëhershme.
pagesa e kalkuluar për 24 muaj të marrëdhënies së punës do të procedohet për pagesë të menjëhershme.
Për sqarim: Ju njoftojmë se Aksionari ka pranuar ofrimin e ndihmës financiare përmes sigurimit të pakove dalëse për punëtorët që vullnetarisht dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Natyrisht, kjo ofertë nuk vlen për punonjësit/et, për të cilët/cilat kompania ndër vite ka investuar në ngritjen dhe zhvillimin profesional të tyre ose/dhe i konsideron kategori të rëndësisë së veçantë në procesin vijues zhvillimor të kompanisë. Pra, kompania ruan të drejtën që jo të gjithë punonjësit/et që aplikojnë do t’ju mundësohet aprovimi i kërkesës për pako dalëse vullnetare”, thuhet tutje në kërkesën e Telekomit për punëtorët. /Buletini Ekonomik/
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...