Telekomi i jep mbi 6.2 milionë euro paga për punëtorët e pensionuar vullnetarisht
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 01 July 2022
Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se i ka ekzekutuar pagat për 302 punëtorë të cilët kanë zgjedhur të pensionohen para kohe.
Për një muaj, nga 25 marsi i këtij viti deri më 25 prill, 66 të punësuar kanë pranuar pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, ndërsa 271 të tjerë hyjnë, sipas njoftimit, në atë që njihet si “pako vullnetare për të punësuarit e tjerë”
Në afatin e dytë, nga 29 prilli deri më 10 maj 2022 kanë aplikuar 7 të punësuar në pakon vullnetare për pensionim të parakohshëm, ndërsa 17 të tjerë në “pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë”
Kurse, në afatin e tretë, nga data 13 qershor deri me 15 kanë aplikuar tre të punësuar në pakon vullnetare për pensionimin e parakohshëm, ndërsa 19 të punësuar kanë aplikuar në “pakon vullnetare për të punësuarit e tjerë”.
Sipas njoftimit të Telekomit, nga “pako vullnetare për pensionim të parakohshëm” për pakon A, janë bërë pagesa neto në vlerë 945 mijë e 859 euro, ku tatim shtetit i janë dhënë 89 mijë e 975, e totali për këtë pako kap shifrën prej 1 milion e 145 mijë e 809.
Ndërsa, në “pakon vullnetare për të punësuarit tjerë” janë bërë pagesa për paga në vlerë 4 milionë e 201 mijë e 577 euro, ku tatim do t’i paguhet shtetit në vlerë prej 399 mijë e 485 euro dhe kontribute pensionale në vlerë prej 484 mijë e 466 euro, me një vlerë totale të shpenzimeve prej 5 milionë e 85 mijë e 266 euro. E për të dyja pakot janë paguar gjithsejt 6 milionë e 231 mijë e 75 euro.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...