Lajme

Telekomi dëshiron t’i lajë veturat me 4 mijë e 800 euro

Autori: Sylejman Sylejmani 22:27 | 04 February 2019

Telekomi i Kosovës në Prishtinë ka hapur një tender, me të cilin dëshiron t’i pastrojë veturat.

Për këtë punë, Telekomi ka planifikuar t’i shpenzojë 4 mijë e 800 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Të gjitha kompanitë të cilat dëshirojnë të konkurrojnë në këtë tender nuk duhet të jenë më larg se 3 kilometra nga ndërtesa kryesore e Telekomit në kryeqytet.

-Advertisement-

Me këto para, do të pastrohen 64 vetura, prej tyre 37 xhipa, shtatë kamionë e dy kombi.

Afati i fundit për aplikim është data 8 shkurt. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera