Sport

Telegram ngushëllimi i FFK-së për familjen e dr.Gjon Gjidoda

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 25 January 2020

Prishtinë, 25.01.2020

E nderuar Familje Gjidoda!

Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Dukagjini” – Klinë,

-Advertisement-

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e hershme dhe të papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dr. Gjon Gjidoda, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Dr.Gjoni ishte personalitet me vlera të larta dhe shembull për urtësi, sinqeritet dhe bujari në rajonin e Klinës dhe më gjerë. Duke pasur parasysh profesionin e tij fisnik për të qenë në vazhdimësi në ndihmë të komunitetit, ai, asnjëherë nuk ngurrojë që kontributin e tij ta japë edhe në futboll, duke shërbyer në stafin mjekësor të klubit.

Në këto momente të vështira, të gjithë jemi pranë jush, për të Jua lehtësuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera