Lajme

Telefonata e përgjuar, reagon Braho: Berisha, paranojak përgjimesh

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 05 May 2017

Deputeti i LSI Spartak Braho ka reaguar në lidhje me publikim e një audio, ku dëgjohej ai duke biseduar me Ndre Legisin në një lokal.

Braho ka deklaruar se ishte një bisedë mes shokësh, duke kujtuar grevën e vitit 2008 që i bashkoi.

Por deputeti socialist nuk harroi t’i jepte një përgjigje edhe Berishës, i cili e publikoi këtë bisedë, ai e konsideron ish-kryeministrin paranojak përgjimesh dhe thotë se nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit.

-Advertisement-

“Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, -deklaron Braho. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera