Lajme

Telefona, kaçavida e barna gjenden ne burgun e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 30 May 2018

Policia e Kosovës së bashku me Shërbimin Korrektues i Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, shkruan GazetaFokus.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar dy telefona, një peshore e vogël, një kaçavid, tableta të dyshimta dhe mjete të tjera.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të këtij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri Sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje, katër mjete të improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

-Advertisement-

Ky aksion u zhvilluar me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale ndërsa u premtua se operacione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera