Lajme

Teleferiku i Sarajevës hapet pas 26 vitesh që u shkatërrua nga lufta

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 07 April 2018

Teleferiku i Sarajevës është hapur pas 26 vitesh që u shkatërrua në luftën e Bosnje dhe Herzegovinës.

Mali Trebevic ishte një pikë mjaft e pëlqyer për serbët gjatë luftës, nga aty merrnin pozitat për të gjuajtur gjatë 1 mijë e 425 ditëve të rrethimit të Sarajevës. Vetëm në vitet e fundit është arritur që vendi të pastrohet nga minat.

Teleferiku që u kthye në shërbim është emëruar në bazë të një ish-roje, Rambo Biber, i cili mbeti i vdekur nga forcat serbe në fillim të luftës në vitin 1992, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

32 kabina të teleferikut përshkojnë nga zemra e Sarajevës deri në malin Trebevic.

Rindërtimi kushtoi 8 milionë euro, gjysma e së cilave u dhuruan nga një mjek amerikan që është i martuar me një shkencëtare nga Bosnja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera