Lajme

Telecom Italia paralajmëron largimin nga puna të 9 mijë punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 10 July 2022

Telecom Italia SpA thotë se do të shkurtojë 9,000 vende pune deri në vitin 2030, apo 20% të forcës së saj punëtore në Itali.

Një zyrtar i lartë i kompanisë tha se plani i ri i biznesit përfshin largime të planifikuara nga puna, ato vullnetare si dhe daljet në pension.

Ky plan parashikon që kompania ish-monopoliste të heqë dorë gradualisht nga disa asete të vlefshme, si rrjeti. Bordi i kompanisë i dha mandatin e shefit të ri ekzekutiv, Pietro Labriola, i cili shpreson të zvogëlojë borxhin prej 30 miliardë eurosh duke e ndarë kompaninë në disa njësi më të vogla, të cilat më pas do të kërkojnë bashkëpunëtorë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera