Rozë

Tekstin dhe muzikën ia bëri Serdar Ortac, Asya Gashi publikon klipin e ri “Dansoz”

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 29 June 2018

Muaj më parë solli këngën e parë për tregun turk, por tani është ndihmuar nga legjenda Serdar Ortac.

Bëhet fjalë për këngëtaren Asya Gashin, e cila ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun në shtetin turk.

“Dansoz”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip fantastik.

-Advertisement-

Tekstin dhe instrumentalin muzikor e ka bërë këngëtari Ortaç, i cili njihet për shumë hite botërore.

Regjisor i videos ishte Kemal Basbug gjersa producent janë Teksin Akbal dhe RaMuzik.

Ndryshe, artistja që në realitet quhet Laureta, më parë kishte sjell këngën “Riya”, e cila është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në shumë projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera