Teksas, situata nga përmbytjet pritet të përkeqësohet
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 August 2017
Situata e shkaktuar nga përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit pritet të përkeqësohet në ditët e ardhshme, pasi niveli i ujërave të sjella nga stuhia historike do të rritet.
Shira prej 75 cm kanë rënë tashmë në qytetin e Hustonit, pas uraganit “Harvey”, duke i kthyer rrugët në lumenj. Por meteorologët parashikojnë se dendësia e shirave do të dyfishohet më vonë gjatë javës.
Presidenti Donald Trump ka premtuar ndërkohë ndërmarrjen e veprimeve të shpejta për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur dhe pritet që të vizitojë personalisht Teksasin këtë të martë.
“Riparimi i dëmeve do të jetë i gjatë dhe i vështirë, por qeveria federale është gati dhe ka vullnetin e duhur për të mbështetur këto përpjekje”, tha ai më herët.
Presidenti amerikan theksoi se ishte përballur me Kongresin sa i takon fondeve, duke paralajmëruar si “situata do të ketë një kosto të lartë”. Ndërkohë, Trump ka aprovuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Luizianën fqinje.
Uragani “Harvey” shkaktoi rrëshqitje toke teksa godiste zonën ditën e premte, duke sjellë shira, nivelet e të cilave janë cilësuar të paprecedenta nga autoritetet. Më vonë ai humbi fuqi duke u kthyer në një stuhi tropikale.
Mbi 3 mijë persona janë shpëtuar në Huston dhe rrethinat e tij. Bëhet fjalë për qytetin e katërt më të madh të SHBA, ku në zonën metropolitane jotojnë rreth 6.6 milionë banorë.
Helikopterët e skuadrave të shpëtimit i evakuuan njerëzit nga tarracat e pallateve dhe shtëpive. Ndërkohë, 9 vetë llogaritet të kenë humbur jetën, 6 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...