Lajme

Teknologjia e ‘drejtimit të asistuar’ shkakton 400 aksidente në dhjetë muaj në SHBA, 273 ishin Tesla (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 16 June 2022

Rreth 400 aksidente automobilistike kanë ndodhur në dhjetë muajt e fundit në SHBA prej teknologjisë së drejtimit të asistuar të makinave, tha autoriteti vendor i sigurisë së autostradave.

273 prej tyre përfshinin automjete Tesla, të cilat kishin ndodhur në periudhën 1 korrik 2021 deri më 15 maj të ketij viti, që kanë rezultuar në të paktën gjashtë vdekje dhe dhjetra plagosje të rënda, shkruan Daily Mail.

Kompanitë automobilistike zbuluan shifrat e tyre pas një urdhri të enteve rregullatore në qershor 2021, ku i kërkohej prodhuesve dhe kompanive të teknologjisë të raportonin të gjitha aksidentet ku përfshihet “teknologjia e drejtimit të asistuar të automjetit” teksa mjetet e automatizuara vijojnë të testohen në rrugët publike.

-Advertisement-

Pjesa tjeter e aksidenteve u raportuar nga prodhues të tjerë të teknologjisë së fundit, në të cilat 90 ishin mjete Honda e 10 Subaru.

Më pak aksidente raportoheshin për kompani si Ford Motor, General Motors (GM), BMW, Volkswagen, Toyota, Hyundai e Porsche.

“Teknologjitë e reja premtojnë të shtojnë sigurinë, por me sa duket duhet të kuptojmë sesi këto mjete po performojnë në botën reale dhe në situatat reale te trafikut”, tha kreu i administratës rrugore, Steven Cliff.

“Të dhënat ngrejnë më shumë pyetje sesa japin përgjigje”, shtoi ai.

Tesla përbënte rreth 70 përqind të përplasjeve, por kompania e Elon Musk justifikoheshin me faktin se kompania ishte furnizuesja më e madhe me mjete të tilla në SHBA (830,000) dhe rrjedhimisht dhe ‘defektet’ do te ishin te tilla.

Kompanitë Ford, GM e BMW kanë publikuar shifra të ngjashme por në shitje nuk kanë arritur suksesin e saj, justifikohej Tesla.

Modelet e tjera kanë vetëm disa opsione të drejtimit të asistuar teknologjik, si për shembull ruajtja e korsisë dhe evitimi i kthesave të papritura, si dhe ngadalësimi apo pikasja e trafikut të ngjeshur përpara.

Japonezët e Honda u ankuan për agjencinë Reuters se nuk kishin zbuluar defekte në sistemet e tyre dhe se raportimet bazoheshin në deklarata të paverifikuara të klientëve.

Incidentet raportohen si të tilla kur sistemet e avancuara të drejtimit aktivizohen brenda 30 sekondash para aksidentit dhe raportohen brenda 24 orëve te agjencia e posaçme e SHBA.

Agjencia tha se tashmë do të publikojë të dhënat e saj çdo muaj dhe jo çdo vit siç parashikohej më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera