Lifestyle

Teknikat e maskares që duhet ti keni parasysh

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 04 September 2017

Çdo njeri duhet të dëshmojë fuqinë e transformimit të fytyrës që e posedon maskara. Vetullat e gjata dhe të trasha janë pasuria më e mirë që mund t`a keni në fytyrë.

Vetullat dhe qepallat e gjata natyralisht mund të krijoni flakërim të papërballueshëm, megjithatë jo të gjithë janë të lindur me këtë dhuratë andaj mbështetemi në maskara dhe qerpikë të rrejshëm.

Me aq shumë prodhime në treg është vështirë të përcaktohemi për një ndërsa përzgjedhja e produktit të duhur është gjysma e betejës. Rol të veçantë luan edhe mënyra e aplikimit pasiqë çdo mënyrë ndryshe sjell rezultate të ndryshme. Efektet mund të jenë të buta mirëpo mund të paraqesin ndryshim të madh në dukjen tuaj të përgjithshme. Ja disa teknika të përdorimit të maskarasë që mund t`i provoni vetë.

-Advertisement-

Vijëzim i ngushtë

Vijëzimi i ngushtë është procesi kur aplikoni eyeliner në qerpikun tuaj duke krijuar iluzionin e qerpikëve më të trasha. Këtë gjë mund ta bëni edhe pa eyeliner, vetëm prekeni butësisht kapakun e syve me maskara kur ta aplikoni në rrënjë. Fokusimi në këtë pjesë të qerpikëve i bën ato më voluminozë dhe me dredha më të mira.

Përzierja e produkteve të maskarasë

Kjo nuk nënkupton përzierjen e produkteve për të fituar një të vetëm, por përdorimin e më tepër produkteve së bashku. Aplikoni maskara për voluminim në rrënjën e qerpikut, maskara për zgjatje në skajin e qerpikut e kështu me rradhë.

Pjesa e poshtme

Jemi mësuar të besojmë se aplikimi i maskarasë në skajet e brendshme të syve do i rëndojë qerpikët poshtë. Kjo ka qenë çështje e të kaluarës, formulat e reja të peshës së vogël e kanë fundosur këtë teori. Aplikoni maskara përgjatë tërë qerpikëve, posaqërisht në pjesën e poshtme.

Qerpikë merimangë

Kjo dukuri është konsideruar si negative derisa nuk është bërë sinonim i modës së lartë dhe pamjes glamuroze, mund të krijoni qerpikë merimangë duke i pickuar qerpikët bashkë pasi të aplikoni maskara, kjo do i bëjë sytë të duken më të mëdhenj, më të hapur dhe më të zgjuar.

Aplikimi diagonal

Aplikimi diagonal i maskarasë do të krijojë pamje të butë dhe të gjerë. Në vend se të aplikoni maskara duke përdorur aplikimin krah për krah, provoni të çoni shkopin e maskarasë lart duke e përdorur majën për ti dhënë shtytje lartë qerpikut. Kjo do i bëjë dredhat më jetëgjata dhe do të krijojë bazë më të fortë.

Formësimi i qerpikëve

Eyeliner-ët mund të ndihmojnë formën e syve duke bërë vija që theksojnë apo ndryshojnë formën e tyre. Këtë mund ta bëni duke ndryshuar kahjen se si e aplikoni maskaranë. Po i dhatë shtytje lart nga mesi i qepallave, do i bëni sytë më të rrumbullakët. Po i dhatë shtytje në skajin e jashtëm anësor atëherë do t`i zgjatni sytë më shumë.

Brushë ventilator

Si duket, brusha me formë ventilatori mund të shpërndajë më mirë produktn, si dhe mundëson krijimin e pamjes perfekte natyrale. Mund të aplikoni maskara me brushë ventilator duke e marrë produktin me shkopin e maskarasë dhe pastaj duke e transferuar në brushën ventlator. Sigurohuni që produkti të jetë i shpërndarë barabartë në brushë, aplikoni produktin diagonalisht nga lartë- poshtë./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera