Lajme

Tejkaloi shpejtësinë në vijë të plotë, 22 vjeçari në Ferizaj s’kishte patentë shofer

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 27 Shkurt 2024

Tejkaloi shpejtësinë në vijë të plotë, 22 vjeçari në Ferizaj s’kishte patentë shofer

Policia ka njoftuar se ka pranuar një video ku shihet një shofer në rrugën “Rexhep Selimi” në Ferizaj duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Me datën 27.02.2024 kemi pranuar një informatë, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka drejtuar veturën Daimler Benz me targa vendore, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë.”

-Advertisement-

Shoferi A.M, 22 vjeçar nuk kishte patentë shofer dhe ndaj tij ës htë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë.

“Policët e stacionit në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin A.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë incuar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë personi A.M , veç kundërvajtjës për tejkalim në vijë të plotë , ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patent shofer.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy