Lajme

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit në Gjilan i merret patentë shoferi për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 29 September 2022

Policia në Gjilan ka njoftuar se një personi i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar kamionin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.

Po ashtu atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro dhe 2 pikë negative.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 29 shtator 2022

Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar kamionin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro-ve, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera