Rozë

Tea Trifoni shtatzënë? Reagimi i saj i parë në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 25 October 2022

Një ditë më parë u përhap në mediat online menjëherë lajmi se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ishte në pritje të ëmbël. E jo vetëm kaq, pasi u tha se është zbuluar edhe partneri i saj.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Tea nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke biseduar me të motrën.

Biseda e Teas me të motrën:

-Advertisement-

Tea: Po t’i falënderoj për urimet

E motra: Po dale njëherë mi dale, ku do venë, duro

Tea: Të duroj?

E motra: Po duro deri në darkë

Tea: Po kishin gjetur edhe babain

E motra: Po le ta gjejnë, fiks fare, mos bëhet ndonjë pleksje

Nga kjo, ish-konkurrentja e programit të dashurisë la të kuptohet se nuk është e vërtetë lajmi se është shtatzënë. E jo vetëm kaq, pasi “Prive” kishte kontaktuar me miq të saj, të cilët kishin hedhur poshtë thashethemet se Tea do të bëhet nënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera