Rozë

Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 04 October 2021

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, tërheq ende vëmendjen me jetën e saj personale.

Ajo prej muajsh tashmë ka konfirmuar që është në një lidhje dhe duket se Tea po e shijon dashurinë për momentin, në një video ata duken bashkë dhe të qeshur po ashtu ajo ka folur sërish për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

-Advertisement-

”E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me Fatman, Kristan dhe Olesian të cilat janë po ashtu pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” për të folur për shumë rreth angazhimeve të tyre si dhe jetës personale.

E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.

“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.

Shiko videon:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera