Lajme

Të zgjedhurit e Kurtit në Telekom nuk pranojnë ndihmën e Qeverisë për ta shpëtuar ndërmarrjen

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 21 July 2020

Anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, të zgjedhur nga ish-Qeveria Kurti, nuk po pranojnë që Qeveria ta shpëtoi ndërmarrjen, e cila po përballet me telashe të mëdha financiare.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi në një postim në llogarinë e tij në facebook pas takimit që ka zhvilluar gjatë ditës me të gjithë akterët e përfshirë në këtë qështje, shkruan gazeta Infokus.

Sipas tij, situata e bllokimit të xhirollogarive të Telekomit të Kosovës, po e bën këtë çështje çdo ditë e më urgjente për veprime, pasi rrezikohet funksionimi i vet ndërmarrjes, por edhe ekzekutimi i pagave të punëtorëve.

-Advertisement-

“Sot në një takim të thirrur nga Kryeministri Avdullah Hoti, ku morëm pjesë të gjithë akterët të implikuar në këtë çështje, Bordi i Telekomit u deklarua se nuk dëshiron të futet në asnjë marrëveshje për shlyerjen e borxhit, edhe nëse Qeveria e Kosovës i jep mbështetje”, ka shkruar Kuçi.

Si rrjedhojë, ai thotë se ky veprim i Bordit të Telekomit rrezikon të mbyllë derën e një zgjidhjeje, që po rezulton si e vetmja zgjidhje, dhe po çon Telekomin në një krizë për pagesën e shpenzimeve operative, ku bëjnë pjesë edhe pagat e punëtorëve, shkruan gazeta Infokus.

“Si ministër nuk do të ndaloj së punuari për të zgjidhur këtë problem, ani pse kompleksiteti i tij është i madh”, shkruan kreu i Zhvillimit Ekonomk në vend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera