Fokus

“Të virgjër në politikë”

Autori: Lindita Berisha 19:09 | 25 September 2019

Fatbardha Emini nga LDK, Alma Lamçja nga AKR, Donjet Bislimi nga PDK, e Pranvera Ejupi nga AAK janë disa nga kandidatët më të rinjë të cilët për herë të parë ja kanë mësy politikës dhe synojnë ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Asnjëri nga ta nuk është sfiduar më parë në një garë të tillë.

Por, janë të bindur se do t’ia dalin.

-Advertisement-

Fatbardha Emini thotë për Gazetën inFokus se tani ka ardhur koha që ajo të kontribuoj për Kosovën, për ndryshime në arsim dhe shëndetësi

“E konsideroj që është koha që tani si asnjëherë më shumë me kontribu për këtë vend pasi që për me punu për shtetin tënd është patriotizëm i kohës moderne. Patriotizëm është që me ndërtu këtë vend për me pas një shëndetësi dhe një arsim të sigurt që njerëzit me arrit me u shëru brenda vendit e jo me kërku shërim jashtë vendit. Mos me i dërgu fëmijët në shkolla private por me largu familjarizimin nga Universitetet publike”, ka thënë Emini për Gazetën inFokus.

Emini është Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë dhe Juriste me profesion.

Ndërkaq, Alma Lamçja nga AKR thotë duhet të rifitohet besimi i humbur nga qytetarët e këtij vendi pasi që sipas saj jemi në një moment ku askush më nuk beson për ditë të mira.

Madje Lamçja e ka konsideruar të pamundur që të kontribuoj deri më tani pa qenë pjesë e sistemit.

“Është e pamundur pa qenë pjesë e sistemit që të kontribuosh ose të japësh ide dhe mendoj që ky është momenti i duhur ku njohës të cilët kanë një profil të caktuar shoqërorë social të japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tanë për të ardhmën e vendit”

Almira Lamçja momentalisht punon si Lektore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale qe 15 vite, dhe tani kandidate për deputete nga radhët e AKR-së.

Kandidatë për një nga ulëset e parlamentit nga radhët e PDK-së  për herë të parë është Donjet Bislimi.

Ka përfunduar fakultetin e mjeksisë dhe me profesion është “Doktor i Përgjithshëm”, por Bislimi thotë që ajo që e shtyn të kandidoi për deputet është që ta përfaqësoi rininë denjësisht dhe të luftoj për ndryshime në shumë fusha.

“Vendi ka nevojë për një reformë në klasën politike dhe këtë reformë PDK e din më së miri  dhe e implementon më së miri, këtë e dëshmon reforma brenda partisë, klasë e re e pastër me motiv besimin në integrim dhe zhvillim”, është shprehur Bislimi për gazetën inFokus.

Ndërkaq, Pranvera Ejupi është kandidatja e cila kandidon nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ejupi ka thënë për Gazetën inFokus se është lindur në një frymë patriotike dhe është rritur në një vend ku mbi ligjin nuk ka guxuar të shkel askush, dhe kandidimi i saj për deputete vjen shumë natyrshëm. Ndërkohë që e cilëson se dashuria për atdhe është themel i të gjitha shtyllave.

“Dashuria per at’dhe  është themeli i te gjitha shtyllave, ekonomi, arsim, shëndetsi etj. E çatia është vizioni se si t’i ruajmë dhe mirëmbajmë ato shtylla”, është shprehur Pranvera Ejupi nga radhët e AAK-së.
Ejupi momentalisht punon si përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës.

Besimi për një gjeneratë të re, e cila beson dhe ka vullnet për të bërë ndryshime në Kosovë, është arsyeja që e ka futur në politikë kandidaten e Partisë demokratike të Kosovës, Mirjeta Rukolli.

“Kosova nuk ka rini për të humbur, për t’i detyru te marrin rrugën e mërgimit, kjo për shkak të mungesës së perspektivës në vendin e tyre.

Është obligim i yni që të punojmë pa ndërpre, që të rinjve tanë tu krijohen mundësi për të punuar e jetuar në vendin e tyre të lindjes”, ka thënë Rukolli.

Rukolli ka studiuar ne Fakultetin  Juridik gjithashtu Master Juridik Fnanciar në Universitetin e Prishtinës.

Të gjithë këta kandidat, për hërë të parë do të testojnë veten në garë për tu bërë deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat mbahen në Kosovë me 6 tetor 2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera