Lifestyle

Të vësh jetën në rrezik për një foto

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 24 May 2019

Një çift ka marrë komente negative në Instagram, pasi ka postuar një foto duke u puthur, ndërsa treni ishte në lëvizje në Sri Lanka. Jean dhe Camille, nga Brukseli, të cilët po udhëtojnë nëpër botë për të bërë fotografi, kanë postuar imazhe vërtet të frikshme në llogarinë e tyre Instagram.

Në foto shikohet që çifti ka dalë jashtë derës së trenit duke u puthur vetëm e vetëm për të shkrepur këtë foto. Besohet se vëllai i Camille i cili po udhëton me çifti, është ai autori i kësaj fotoje. Kritikët kanë goditur çiftin  për fotografinë, duke e quajtur marifet ‘të rrezikshëm’ dhe madje potencialisht ‘kërcënues për jetën’.

“Dhe kjo është mënyra se si njerëzit vdesin,” komentoi një, ndërsa një tjetër shkruante: “Nuk do ta quaja këtë aventurë, por budallallëk, duke rrezikuar jetën për të tu pëlqyer në Instagram”. Një kritik i tretë shkroi: ‘Një tjetër foto e njerëzve që sakrifikuan veten për një foto … qesharake’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera