Të vërtetat e sheqerit të errët dhe të bardhë
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 22 August 2019
Paraqitja e këndshme, shija dhe mineralet janë avantazhet e sheqerit kaf, e megjithatë nuk bëjnë ndonjë ndryshim thelbësor.
Është koha të zbehni entuziazmin. Për fat të keq, sheqeri kaf, i përpunuar ose jo nuk është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë.
Të mirat e sheqerit kaf janë më të thjeshta dhe më të pakëta në numër.
Procesi i përpunimit
Sheqeri i papërpunuar që ka ngjyrë kafe i nënshtrohet më pak procesit të përpunimit se sheqeri i bardhë apo ai kaf.
Kallami i sheqerit zhvishet nga të gjitha lëngjet të cilat zihen dhe filtrohen.
Gjatë centrifugimit prodhohen kristale sheqeri të papërpunuar që përmbajnë melasën.
Sheqeri i bardhë i nënshtrohet një përpunimi të mëtejshëm dhe granulimi që hollon kristalet dhe zhduk melasën. Sheqeri kaf që gjejmë në supermarket është sheqer i bardhë i përpunuar me melasë të shtuar.
Paraqitja
Kristalet e sheqerit të papërpunuar janë më të vrazhdë dhe më të trashë në krahasim me sheqerin e bardhë ose kaf.
Një karakteristikë që i jep produktit një pamje më organike dhe më natyrale. Në shumë ushqime, sheqeri kaf plotëson ngjyrën e produktit përfundimtar.
Mineralet
Sheqeri i papërpunuar dhe ai kaf përmbajnë më shumë minerale se sheqeri i bardhë, por mineralet janë aty si pasojë e melasës.
Sheqeri kaf mund t’ju ofrojë pak kalcium, kalium, hekur dhe magnez. Megjithatë, sasitë janë shumë të vogla për të gjeneruar ndonjë përfitim shëndetsor.
Në një lugë çaji me sheqer kaf gjenden 0.02 miligram hekur.
Një sasi aspak domethënëse në nevojën ditore prej 8 miligramësh për meshkujt dhe 18 miligramësh për femrat në moshën e pjekurisë
Në krahasim me sheqerin me ngjyrë kafe që në vetvete është thjesht sheqer i bardhë i ngjyrosur me melasë, sheqeri i papërpunuar ose i përpunuar pjesërisht është kokërrmadh dhe krokant.
Ai ka një ngjyrë kafe të çelët dhe prodhohet nga kristalet e para që dalin gjatë përpunimit të lëngjeve të kallam sheqerit.
Ky sheqer ka një shije natyrale që i përngjan karamelit, shkruan agroweb. Në tregun botëror të sheqerit, ky variant njihet si Demerara ose Turbinado. Kjo i referohet përpunimit në turbina të kallam sheqerit.
-1 lugë çaji me sheqer të bardhë përmban 4 gramë sheqerna dhe 15 kalori.
-1 lugë çaji me sheqer Demerara (të papërpunuar ose pjesërisht të përpunuara) përmban 4 gramë sheqerna dhe 15 kalori.
Megjithatë ky lloj sheqeri është shumë herë më i shijshëm dhe shton një dimension tjetër ëmbëlsie në gatimet tuaja ose edhe në caj.
Deri tani asnjë nuk ka qenë në gjendje të provojë që ky sheqer është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë.
Nga ana tjetër, ky sheqer kushton 4 herë më shtrenjtë se sheqeri i bardhë duke u bërë i papërballueshëm për shumë shqiptarë.
Të tjera
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...