Rozë

Të tre të zhveshur në krevat, zbulohen detaje nga arrestimi i “Zogut të Tiranës” në hotel

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 11 January 2020

Mes vajzave të ndryshme që ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dhe mbanin kontakte të vazhdueshme me “Zogun e Tiranës”, ishte dhe një vajzë që Hermes Nikaj e thërriste si “Pranvera e Vizion Plusit”, shprehur si emër zone për të identifikuar rrugën “Don Bosko”.

Pikërisht kjo vajzë, që me sa duket qëndron në zonën e “Don Boskos” është pjesë e grupit të vajzave që punojnë me Hermesin, pasi në bisedat e përgjuara nga policia dhe prokuroria del se ajo kërkon numrin e një djali që quhet Saimir.M, i cili duket që ka njohje me Pranverën dhe ka shkuar në hotel me vajzat që ajo i nxjerr atij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pranvera synon që të takohet sërish me Saimir.M, me qëllim që të dy të dilnin të shikonin një vajzë. Siç dhe del nga biseda, Saimiri, i ka premtuar Pranverës se do ta ndihmonte me lek dhe se këto para duhet t’i ndante me Zogun. Madje nëse do të kishte nevojë ose ndonjë hall ai do e ndihmonte.

Bisedat e sotme tregojnë se pasi ka mbaruar punë, Zogu i thotë një vajze tjetër se “duhet me i dhënë 100 mijë lekë të vjetra Pranverës së Vizion Plusit, pasi ajo kërkon lekët”.

Ndërkohë zbardhet e plotë dhe raporti final të policisë së Tiranës që tregon momentin e arrestimit të Hermes Nikaj, “Zogut”, në mesnatë në ambientet e dhomës 212 në hotel “Autostrada”.

Siç thuhet në dosjen e prokurorisë në orën 01:25 nga ana agjentëve të policisë është ndërhyrë, ku në ambientet e jashtme të hotelit është konstatuar një makinë tip BMWX6 në pronësi të A.Gj. nga Mamurrasi.

Pasi policia ka marrë kontakt me recepsionistin e këtij hoteli, ky i fundit ka treguar se Hermes Nikaj, ka hyrë në dhomën me nr.212 së bashku me një vajzë, ku po i priste një mashkull.

“Nga ana jonë jemi afruar pranë derës së dhomës 212 dhe kemi dëgjuar zhurma që vinin nga brenda dhomës. Në orën 01:55 kemi trokitur në derën e dhomës së hotelit e cila është hapur nga një mashkull, rreth moshës 47-vjeç i cili është identifikuar si A.Gj dhe ishte i zhveshur.

Pasi kemi thirrur “Policia” jemi futur brenda dhomës ku kemi konstatuar të zhveshur në krevat Hermes Nikaj dhe vajzën D.N. Kemi sekuestruar një shumë prej 760 euro dhe 440 mijë lekë të vjetra, një automjet tip BMWx6 dhe katër telefona të llojeve të ndryshme”, – thuhet në raportin e policisë.

Bisedat me Pranverën e ‘Vizion Plusit’

Në muajin korrik të vitit 2019 Hermes Nikaj, apo siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës” telefonon në orën 17:24 një vajzë e cila është me banim në zonën e “Don Boskos”, dhe siç e thërret Hermesi si Pranvera e Vizionit. Pranvera i kërkon Zogut një numër të një djali që quhet Saimir.

Vajza ia kërkon numrin e Saimirit, “Zogut të Tiranës”, pasi ajo e kishte lënë me të për të parë një vajzë. Ndërsa nga ana tjetër Zogu ia kthen se Saimiri, është djalë i mirë të respekton.

Të dy së bashku, si Pranvera dhe Zogu, flasin mbi mënyrën e ndarjes së lekëve, ndërsa Pranvera, i thotë një çast se Sajmiri i ka pohuar asaj se do ta ndihmojë me lekë, e çfarë hallesh të tjera të ketë. Mes Pranverës dhe Zogut, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Pranvera: Mirë, ej a ma çon pak numrin e Saimirit, se mu fshi pa dashje.

Zogu: Shokut tim?

Pranvera: Po se më ka kërkuar dje në Viber, por nuk me kam as në Viber se e kam fshi pa dashje

Zogu: Ta çoj unë jeta ime, ta çon shpirti jot.

Pranvera: Do fol me ta, se kam një punë se e kam lënë me pa për një vajzë me ta.

Zogu: Është djalë i mirë të respekton

Pranvera: Ej a e din si tha?…, mos i thuaj gja aman.

Zogu: Jo

Pranvera: A e din si tha. Do të ndihmoja unë me lek tha, ti ndaje përgjysmë me Zogun.

Zogu: Po ti ndajmë përgjys po po

Pranvera :Ej, tha do të ndihmoj me lek tha, ça hallesh të kesh

Zogu: Hajt ishalla

Pranvera: Ma ço me mesazh tani numrin, përgjys

Zogu: Hajt hajt po ta çoj

Pranvera: Hajt ma ço tani me mesazh

Pasi ka mbyllur telefonatën me Pranverën, rezulton se në orën 17:30 e në vijim Hermes Nikaj i dërgon një mesazh Pranverës ku i thotë si më poshtë vijon:

Zogu: 069XXX083 Saimiri

Pranvera: Ma çove me mesazh?

Zogu: Ta çova pra…

Nuk ka kaluar një orë nga ky komunikim, personi që identifikohet si Saimir. M, telefonon Zogun e Tiranës dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: O dashuri, u lidhe me Verën e Vizion Plusit?

Saimiri: Jo mo s’ka mor ajo mu, as ka thanë gjo

Zogu: Ta çoj pa numrin e Verës së Vizion Plusit merre pak

Saimiri: Mirë mirë, ma ço.

Në orën 20:32 Hermes Nikaj ose Zogu, i dërgon një mesazh Saimirit ku i thotë si më poshtë:

Zogu: 068XXXXX604

Saimiri: Fola zemër, takohemi nesër bashkë.

Vera e “Vizion Plusit” kërkon 100 mijë lekëshin

Gati një muaj pas këtyre bisedave me Pranverën dhe Saimir.M, “Zogu i Tiranës” në 19 korrik 2019 zhvillon një tjetër bisedë me një person tjetër që identifikohet si dhe mes tyre bëhet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Ku jeni A** (emër vajze)?

Vajza: Si je ti mirë je?

Zogu: Mirë, ju si jeni mirë u gdhitë?

Zogu: Unë po pi kafe me një mikeshën time

Vajza: Po me M*** (emër vajze) fole?

Zogu :Po

Vajza: Çfarë të tha, i the gjë ti?

Zogu: I thashë kështu, kështu M*** (emër vajze) për 100 mijë lekëshin e Verës në “Vizion Plus”, i thashë që ajo do lekët.

Vajza: Ça tha, po t’i thoshe Verës kshu, kshu, ça do të thotë më kthe përgjigje

Zogu: Të them una më tha

Vajza: Dhe meru vesh me kët

Zogu: Kush është ajo?

Vajza: Për Biznes

Zogu: Kush është ajo?

Vajza: E**a (emër vajze)

Zogu: Uuu, e di e di

Vajza: Po merru vesh se do t’ndihmoj

Zogu: Ouuu?

Vajza: Po pra, unë s’po të prezantoj kot.

Zogu: Ja vlen?

Vajza :Po pra po

Zogu: Ok dakord i thuaj…

Vajza: Ja do ta jap numrin dhe pini një kafe dhe flisni

Zogu: Okej…/Shqiptarja.com

Të tjera