Rozë

Të tjera telashe për Britney Spears

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 24 February 2018

Ai dhe këngëtarja e famshme, Britney Spears, kanë qenë të martuar së bashku për tre vite, nga 2004 deri në 2007 dhe kanë dy fëmijë.

Dhe tani, ish bashkëshorti i saj, Kevin Federline, duke parë suksesin e korrur nga Briteny në Las vegas, duket se po kërkon më shumë para në mbështetje të fëmijëve të tij, edhe pse aktualisht ai merr një shumë prej 20 mijë dollarësh në muaj nga ylli i popit.

Kevin, i cili aktualisht është i martuar me lojtaren e volejbollit, Victoria Prince, ndjen se Britney i ka borxh më shumë para duke pasur parasysh rrethanat që kanë të bëjnë me kujdestarinë e plotë të djemve të tyre Preston, 12 vjeç dhe Jayden, 11 vjeç.

-Advertisement-

Nga divorci me Kevin në vitin 2008, ylli i popit, pësoi një shkatërrim publik pasi ajo nisi edhe përdorimin e lëndëve toksike, gjë që bëri që ajo të humbiste edhe kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Një burim i afërt me situatën bëri me dije se: ‘Kevin gjithmonë ka qenë mbështetës i rimëkëmbjes së Britney dhe gjithmonë ka pranuar se ajo ishte një nënë shumë e mirë”.

Gjithashtu ish bashkëshorti ka rrëfyer për mediat se beson që suksesi i fundit i Britney është pjesërisht për shkak të ndikimit të tij në jetën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera