Lajme

A do të takohen Haradinaj dhe Bërnabiq në Bruksel?

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 16 November 2017

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot do të jetë në Bruksel që të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

Mirëpo atje është edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tashmë ka zhvilluar takime me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini.

Se a do të takohen kryeministri kosovar dhe homologia e saj që ndodhen në Bruksel, një gjë e tillë nuk është njoftuar nga asnjëra palë.

-Advertisement-

Sido qoftë, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se nuk e ka problem të takohet me Bërnabiqin dhe, të diskutojnë për tema të ndryshime që i përkasin të dyja vendeve.

Kujtojmë, se në këtë takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera