Lajme

Të shtunën u ther me thikë nga dy persona, kjo është gjendja shëndetësore e Pejanit

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 14 September 2020

Të shtunën në Pejë dy persona e therën me thikë një person tjetër, shkruan agzeta inFokus.

Kështu bëri të ditur policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Viktima mori lëndime të rënda dhe sipas Policisë pas operacionit ky person është në gjendje stabile.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjti dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Të tjera