Lajme

Të shtunën protestohet në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 21 October 2021

Të shtunën, më 23 tetor, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku, do të organizohet protestë në Gjilan.

Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje para banesës së tij, në këtë qytet.

“Ne ende jetojmë në ankth, duke mos e ditë se kush e ka kryer këtë vrasje tinzare”, thanë për Sinjalin nga familja e të ndjerit.

-Advertisement-

Protesta do të mbahet para Kuvendit Komunal në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00 dhe do të zgjasë 20-30 minuta.

Familjarët i kanë thënë Sinjalit se me lejen e Policisë, në këtë protestë do të marrin pjesë vetëm 50-60 persona, për shkak të pandemisë dhe masave anti-COVID.

Pjesëmarrësit në këtë protestë janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancën fizike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera